Dërguti për vizitën e Bërnabiqit: Kurti është dashtë të jetë në Luginë, reciprocitet kryeministrash

Aktuale

Dërguti për vizitën e Bërnabiqit: Kurti është dashtë të jetë në Luginë, reciprocitet kryeministrash

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 13:12
Aida Dërguti

Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti, ka shkruar një status, e ku ka komentuar vizitën e Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë, në veri të Kosovës.

Dërguti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se sot është dashur të ketë reciprocitet kryeministrash, duke theksuar se Kurti do të duhej të ishte në Luginë, meqenëse kryeministrja serbe është në Mitrovicë.

Postimi i plotë i Dërgutit:

Sot është dashur të kemi reciprocitet kryeministrash: njëri në Luginë tjetri në Mitrovicë

P.S.

Mos m’i përmendni stickersat, ia ngjit, s’ia ngjiti, e njohti, s’e njohti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat