“Kësaj sot ia kisha ndërpre kontratën”/ Zana Avdiu i reagon mësueses që i tha Jasharajt, “bëhu burrë”

Aktuale

“Kësaj sot ia kisha ndërpre kontratën”/ Zana Avdiu i reagon mësueses që i tha Jasharajt, “bëhu burrë”

Nga: M.L. Më: 5 shtator 2022 Në ora: 15:28
Zana Avdiu

Aktivistja e shoqërisë civile, Zana Avdiu ka reaguar ndaj mësueses që sot i bëri thirrje kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj që ta ndalë grevën duke i thënë “bëhu burrë”.

Sipas aktivistes, në mënyrën se si është manifestuar deri sot, burrëria nuk është vlerë.

Ajo tha se kjo mendësi i përball qytetarët me rastet e përdhunimit si i 11 vjeçares ditë më parë, duke theksuar se mësueses që bëri këtë deklaratë duhet t`i ndërpritet kontrata.

Postimi i plotë i Avdiut:

Mësuesja: Bëhu burrë, e ndale grevën.

D.m.th, kësaj mësueseje sot ia kisha ndërpre kontratën e punës. Mësuese me këso bindje, që me kanë burrë është vlere, nuk i duhen vendit tone.

Kjo mendësi, na përballë me këso raste si ky i përdhunimit të 11 vjeçares. Sepse kjo mendësi krijon role dhe stereotipe gjinore, qe çojnë në pabarazi dhe dhunë gjinore.

Burrëria nuk është vlere. Bile, në mënyrën se si është manifestua deri sot, është artileri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat