​23-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës

Aktuale

​23-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Policia e Kosovë sot mbush 23 vjet nga themelimi i saj.

Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij shërbimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat