Gani Mehmetaj i ashpër me Rrahman Jasharajn: Instrument i krimit – turpi u mbuloftë!

Aktuale

Gani Mehmetaj i ashpër me Rrahman Jasharajn: Instrument i krimit – turpi u mbuloftë!

Nga: N. Sh. Më: 6 shtator 2022 Në ora: 11:16
Gani Mehmetaj

Publicisti Gani Mehmetaj ka kritikuar ashpër sindikalistin Rrahman Jasharaj për heshtjen e tij për 100. 000 pensionistët e Dardanisë.

Mehmetaj thotë se kur këta pensionistë shteti i la pa pensione, pasi futën në listë pagesash kontrabandë mijëra veteranë të rrejshëm, Jasharaj nuk e tha asnjë fjalë.

Ai e mallkon Jasharajn dhe sindikalistët, duke i quajtur instrument te krimit.

Postimi i plotë:

Kur sindikalisti Jasharaj heshtte si mumie për 100. 000 pensionistët e Dardanisë

Kur 100. 000 pensionistë shteti i Dardanisë i la pa pensione, sepse futën në listë pagesash kontrabandë mijëra veteran të rrejshëm, krye sindikalisti Jasharaj me sindikatën e vet të dyshimtë, nuk e tha asnjë fjalë. Heshtën si mumie. Turpi i mbuloftë atëherë dhe tash.

Punëtorët e intelektualët që dikur e ndërtuan Kosovën e paraluftës me shkolla fillore e të mesme, me universitet, hekurudha, rrugë automobilistike, gazeta e televizione, infrastrukturë dhe ekonomi, vdiqën e po vdesin në varfëri të skajshme që ta zhvatin komandantët e veteranët e rrejshëm. 

Tash kinse ky Jasharaj, instrument i krimit po brengosët për 100 euro të mësuesve.

Mjerë mësuesit kush i mbron interesat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat