​Eksperti i sigurisë: Bërnabiq u takua me djemtë e kriminelit Radojiçiq

Aktuale

​Eksperti i sigurisë: Bërnabiq u takua me djemtë e kriminelit Radojiçiq

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka reaguar pas vizitës së kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq në veri të vendit.

Ai ka thënë se Bërnabiq është takuar me fëmijët e kriminelit, Milan Radojiçiq. 

Sipas tij, kjo është vazhdimësi e lojës së dyfishtë të Serbisë, duke shmangur takimin direkt me të sanksionuarin e ShBA-së, porse pa evituar lidhjen me të. 

“Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, në mungesë të takimit me kriminelin Milan Radoiciq, qenka takuar me djemtë e tij - fëmijë. Ky është një mesazh i zakonshëm i Serbisë, me lojë të dyfishtë”, ka shkruar ai. 

Njohësi i sigurisë ka dhënë edhe arsyet e kësaj loje të Serbisë. 

“Me Radoiçiqin nuk u takua (për shkak të ndërkombëtarëve). Me fëmijët e tij u takua (për shkak të atij që nuk u takua me të). Edhe ky/kjo në hall të madh, sepse njerëzit nga partia e saj SNS, në Serbi, dhe ‘dega’ e saj në Kosovë, Lista Serbe, janë përfshirë në krim. As në fotografi nuk mundi të dalë”, ka thënë Musliu. 

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq është në listën e zezë të sanksioneve nga Departamenti i Thesarit i shtetit amerikan për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat