​Ministrja Haxhiu: Nuk mund të toletojmë rastet kur zyrtarët nuk kryejnë punën e tyre

Aktuale

​Ministrja Haxhiu: Nuk mund të toletojmë rastet kur zyrtarët nuk kryejnë punën e tyre

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 14:03
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu shpërndau certifikata për mbi 120 kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës.

Haxhiu ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për shtetin, duke shtuar se të diplomuarit duhet t'i shërbejnë drejtësisë e barazisë.

"Kjo është një ditë e rëndësishme për shtetin, sepse ju do të jeni gjyqtarët, prokurorët e së ardhmes. Jam e vetëdijshme që ju jeni përballur me sfida. Pas marrjes së kësaj certifikate juve do u hapen dyert, dhe uroj që t'i shërbeni barazisë dhe drejtësisë. Ajo çfarë më së shumti kemi nevojë është që njerëzit që paguhen me taksat e qytetarëve të kryejnë detyrën e tyre", ka thënë Haxhiu.

Mes tjerash ka përmendur edhe rastin e 11-vjeçares, duke theksuar se me dështimin e institucioneve po pësojnë qytetarët.

"Marr shkas të përmend edhe zhvillimet e këtyre ditëve, ku ne pamë që kur institucionet nuk kryejnë obligimet e tyre, pasojat i vuajnë fëmijët, gratë. Nuk mund të tolerojmë rastet kur zyrtarët nuk kryejnë punën e tyre. Është shumë e rëndësishme që ju si zyrtarë të jeni në mbrojtje të qytetarëve", ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat