Bytyçi për Arifin: Tani nuk po kuptoj, e ka inatin me Vuciq apo me Albin Kurtin?!

Aktuale

Bytyçi për Arifin: Tani nuk po kuptoj, e ka inatin me Vuciq apo me Albin Kurtin?!

Nga: M.L. Më: 7 shtator 2022 Në ora: 14:41
Prof. Dr. Enver Bytyçi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka publikuar një vendim të autoriteteve serbe për intonimin e himnit të Serbisë nga nxënësit e shkollave fillore në ditën e parë të shkollës.

Arifi në një postim në Facebook ka ftuar kryeministrin Kurti që të shkojë në Preshevë e të njoftohet me padrejtësinë që iu bëhet nxënësve shqiptarë.

“Kryeministri Kurti është i mirëseardhur për vizitë në Shkollën Fillore më të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës, të njoftohet për së afërmi me ketë padrejtësi dhe njëmijë padrejtësi të tjera”, ka shkruar Arifi.

Ndaj këtij reagimi ka reaguar profesori Enver Bytyçi. Ai ka thënë se Shqiprim Arifi është dashur që këtë ftesë t`ia bëjë edhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili është i afërt me presidentin serb.

Postimi i plotë:

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, që vetëm Shqiprim nuk është, ka ftuar Albin Kurtin të shkojë në Preshevë e të shohë se si në shkollën fillore të saj imponohet intonimi i himnit kombëtar të Serbisë në ditën e hapjes së saj.

Tani nuk po kuptoj, e ka inatin me Vuciq apo me Albin Kurtin?! Nëse është i sinqertë në atë ftese ai duhej të ftonte më së pari Edi Ramën për këtë çështje që lidhet me mikun e tij, president te Serbisë! Ndoshta dhe të dy bashke, Kurtin dhe Ramen! Por kurrsesi jo vetëm Kurtin!

Shume e trashë kjo ftese diversive!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat