Ymeri: Kërkesat tona janë dëgjuar vetëm në momentin kur është dëmtuar procesi mësimor

Aktuale

Ymeri: Kërkesat tona janë dëgjuar vetëm në momentin kur është dëmtuar procesi mësimor

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 20:03
Ymer Ymeri

Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, tha se  kërkesat e tyre janë dëgjuar  vetëm nga momenti kur SBASHK-u ka hyrë në grevë e jo më parë.

Ymeri deklaroi se vetëm kur ka filluar të dëmtohet procesi mësimor kanë filuar të dëgjohen kërkesat e kësaj sindikate teksa theksoi se SBASHK-u ka bërë kërkesë për rritjen të pagës nga 100 euro që nga muaji mars i këtij viti.

“Nëse  i marrim parasysh deklarimet që janë duke i bërë edhe ministrat e caktuar por edhe kryeministri, ta jep një përshtypje që kërkesat tona janë dëgjuar vetëm në momentin kur kemi hyrë në grevë, pra jo vetëm nga data 25 deri me datën 31 por nga data 1 deri sot që do të thotë që vetëm në atë momentin kur është dëmtuar procesi mësimor vetëm atëherë kanë filluar t’i dëgjojnë kërkesat për shkak që kërkesën për 100 euro ne e kemi pasur që nga muaji mars, ka qenë publike”, tha ai.

Tutje në emisionin “Ditari”, Ymeri tha se SBASHK-u është në pritje të ndonjë kërkese të mundshme nga Kryeministri Albin Kurti.

“Jemi në pritje të ndonjë kërkese të mundshme të kryeministrit Albi  Kurti por kishte me qenë e mirëseardhur edhe kërkesa edhe takimet me ministren e arsimit dhe ndoshta me Ministrinë e Punëve të Brendshme për shkak se sektori i cili është në grevë, i administratës i përket asaj ministrie meqenëse edhe këta mund të ndikojnë të kryeministri për ta gjetur një zgjedhje të pranueshme për të dy palët që të tejkalohet kjo situatë, dita e 15 e grevës që jemi në grevë tërë sektori i arsimit por edhe komunal”, shtoi tutje Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat