Keqpërdorën pozitën zyrtare, ngritet aktakuzë ndaj 6 zyrtarëve në komunën e Istogut

Aktuale

Keqpërdorën pozitën zyrtare, ngritet aktakuzë ndaj 6 zyrtarëve në komunën e Istogut

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë zyrtarëve komunalë të komunës se Istogut për njëzetenjë vepra penale të korrupsionit. Sipas aktakuzës të proceduar sot nga Prokuroria Themelore e Pejës - Departamenti i Krimeve të Rënda nga provat e grumbulluara gjatë hetimit njëvjeçar, është krijuar dyshimin i bazuar se gjashtë zyrtarët e pandehur me veprimet e tyre gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, në njëzetenjë raste kanë keqpërdorur pozitën zyrtare. 

Të pandehur sipas aktakuzës, janë: 1) J.B, (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis), 2) I.H (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis), 3) B.D (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis), 4) R.B (udhëheqës i sektorit për planifikim dhe rregullim urban), 5) Rr. G (zyrtar për Planifikim Hapësinor dhe Ndërtim), dhe 6) E.B (përgjegjëse për mjedis).

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale e cilat, ju vihet në barrë.

Po ashtu, është kërkuar që ndaj të pandehurve të shqiptohet edhe dënimi plotësues: “Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat