Skënderaj, sulmohen seksualisht dy motra të mitura nga familjarët e kojshikes që i mori në banesë

Aktuale

Skënderaj, sulmohen seksualisht dy motra të mitura nga familjarët e kojshikes që i mori në banesë

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 23:14
Ilustrim

Rasti kishte ndodhur me 2 shtator, por policia e mori vesh vetëm 6 ditë më pas.

Atëherë kur babai i kishte njoftuar se dy vajzat e tij të mitura, njëra 9 e tjetra 11 vjeçe, ishin sulmuar seksualisht në banesën e fqinjës nga dy persona në Skënderaj.

Sipas burimeve gjithçka ndodhi në orët e pasdites, kur e dyshuara, që jeton në të njëjtin objekt banesor me babain e vajzave, i ftoi këto të fundit në banesën e saj.

Por përveç tyre, ftesë dyshohet se iu kishte bërë edhe dy familjarëve të saj, një 20 dhe 30-vjeçari, për t’i takuar me vajzat.

Aty dyshohet se dy djemtë kanë ngacmuar e sulmuar seksualisht dy vajzat e mitura.

Si rezultat i denoncimit, Policia dhe Prokuroria janë vënë në veprim, me ç’rast është urdhëruar ndalimi i tre personave të dyshuar.

Ndërkohë, detaje për rastin ka dhënë edhe Qendra për Punë Sociale në Skenderaj.

Gecaj thotë se ditëve në vazhdim do të ofrohet edhe ndihmë psikologjike për dy të miturat.

Rastet e ngacmimeve dhe sulmeve e dhunës seksuale që po raportohen në Polici vijojnë të jenë të shumta.

Pas dhunimit të një vajze 11-vjeçare me 27 gusht, në Prishtinë u organizua edhe protestë masive, nga ku u kritikuan institucionet përkatëse për neglizhencë ndaj rasteve të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat