Molliqaj: Rrahman Jasharaj ka qenë përkrahës i flaktë i VV-së

Aktuale

Molliqaj: Rrahman Jasharaj ka qenë përkrahës i flaktë i VV-së

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 00:08
Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës duke thënë se ai po e shpërfillë grevën e punëtorëve të sektorit publik.

Molliqaj, ka thënë se Kosova mund të jetë vendi i vetëm ku Qeveria refuzon t’i takojë grevistët.

Sipas tij, në shumicën e vendeve ku ka greva është e kundërta, sindikatat nuk pranojnë ta takojnë qeverinë.

“Nuk e di ndonjë vend demokratik, që kur ka greva, qeveria nuk dëshiron takim me grevistët. Pashë që grevistët nuk dëshirojnë takim me qeveri, por jo qeveri që nuk don takim. Ne e kemi qeverinë që pretendohet se është demokratike, e unë nuk mendoj që është sa duhet, e që nuk i takon grevistët”, ka thënë ai.

Molliqaj, ka thënë se kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, në të kaluarën ka qenë përkrahës i flaktë i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Çfarë kryeministri është ky që i sulmon, i përdor fëmijët në Podujevë, me metoda të ndryshme e linçojnë njërin. Rrahman Jasharin e njoh që 17 vite, ka qenë 3-4 vite mbështetës i flaktë i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar shkrime ne Epokën e Re, mundesh me u pajtu ose jo me të”, ka thënë ai.

Molliqaj, ka thënë se është kundër grevës, por kjo çështje duhet të zgjidhet nga Qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat