​Hoti kërkon transparencë nga Kurti për dialgun

Aktuale

​Hoti kërkon transparencë nga Kurti për dialgun

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 10:37
Avdullah Hoti

Ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se u janë falënderues partnerëve kryesorë të Kosovës për të përmbyllur marrëveshjen për normalizim dhe njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Por sipas tij, Kryeminsitri duhet të jetë i hapur në raportimin në Kuvend. Ai nuk mund të evitoj transaprencën karshi deputetëve përmes deklarimeve për ndjeshmërinë e dialogut.

Hoti në rrjetin social Facebook mes tjerash, ka shkruar: ”Përtej kësaj, transprenca në dialog duhet të sigurohet edhe karshi komunitetit akademik, shoqërisë civile dhe mediave. Transparenca karshi tyre i mundëson Qeverisë të marrë sugjerime të dobishme dhe në veçanti, e ndihmon në informimin e publikut të gjerë për të krijuar kohezionin e nevojshëm mbështetës për marrëveshjen finale”.

Postimi i plotë:

LDK-ja është falënderuese për interesimin e shtuar të partnerëve kryesorë të Kosovës për të përmbyllur marrëveshjen për normalizim dhe njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Me këtë interesim të shtuar, është e domosdoshme të sigurohet kohezioni i brendshëm politik dhe shoqëror për të mbështetur Qeverinë në dialog për marrëveshjen finale.

Por, paraprakisht duhet të sigurohet transparencë e plotë nga ana e Qeverisë përmes raportimit në Kuvend, e cila gjë ka munguar pavarësisht rezolutës së Kuvendit ku i kërkon Kryeminsitrit të raportoj para dhe pas çdo rundi të dialogut. Nuk ka forum tjetër për raportim përveç Kuvendit. Takimet me kryetarët e partive politike opozitare nuk e zëvendësojnë raportimin në Kuvend.

Kryeminsitri duhet të jetë i hapur në raportimin në Kuvend. Ai nuk mund të evitoj transaprencën karshi deputetëve përmes deklarimeve për ndjeshmërinë e dialogut.

Përtej kësaj, transprenca në dialog duhet të sigurohet edhe karshi komunitetit akademik, shoqërisë civile dhe mediave. Transparenca karshi tyre i mundëson Qeverisë të marrë sugjerime të dobishme dhe në veçanti, e ndihmon në informimin e publikut të gjerë për të krijuar kohezionin e nevojshëm mbështetës për marrëveshjen finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat