Hapet online Libri i Zisë për vdekjen e Elizabeth II

Aktuale

Hapet online Libri i Zisë për vdekjen e Elizabeth II

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 13:21
Elizabeth II

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës, për ngushëllimet dhe dhembjen që kanë shprehur me rastin e vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II.

Ambasada deklaron se është jashtëzakonisht falënderuese dhe shumë e prekur nga mesazhet e sinqerta të ngushëllimit që ka pranuar.

Për këtë arsye, ambasada njofton se të gjithë qytetarët e Kosovës që duan të shprehin ngushëllimet e tyre dhe respektin për lartmadhërinë e saj, mbretëreshën Elizabeth II me rastin e vdekjes,, mund ta bëjnë këtë në mënyrë elektronike në linkun e publikuar.

Mbretëresha e Elizabeth II, vdiq të enjten në orën 16:30 në moshën 96 vjeç, pas 70 vjetësh në krye të monarkisë britanike.

Për të shprehur ngushëllime në Librin e Zisë, mund të klikoni në linkun më poshtë: 

The Royal Family

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat