Maçastena: 22 kryetarë të pikave të LVV janë gati të japin dorëheqje

Aktuale

Maçastena: 22 kryetarë të pikave të LVV janë gati të japin dorëheqje

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 18:36
LVV

Kandidati për kryetar të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Bedri Maqastena, ka thënë se 22 kryetarë të pikave të kësaj partie janë gati të japin dorëheqje, pasi ai s’është certifikuar për garë nga qendra kryesore e VV-së.

Maqastena ks thënë se nuk i di arsyet dhe se qendra po refuzon t’ia dërgojë arsyet e moscertifikimit.

“22 kryetarë të pikave po duan të japin dorëheqje, por jam duke u munduar që ata të mos japin dorëheqje. Nga qendra e VV-së kanë refuzuar që arsyet të m’i dërgojnë në mënyrë zyrtare”, është shprehur Maqastena.

Kandidaturën për të parin e VV-së në Podujevë e kanë paraqitur vetëm dy persona, Shpejtim Bulliqi dhe Bedri Maqastena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat