Vizita në Hagë/ Bashkëluftëtari i Sali Çekajt i reagon ashpër Naim Tërnavës e Dodë Gjergjit

Aktuale

Vizita në Hagë/ Bashkëluftëtari i Sali Çekajt i reagon ashpër Naim Tërnavës e Dodë Gjergjit

Nga: P.R Më: 11 shtator 2022 Në ora: 16:57
Delegacioni i klerikëve fetarë nga Kosova kanë vizituar krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët, në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Gjatë ditës së djeshme, Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame në Kosovë dhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, kanë qëndruar për vizitë në Hagë, ku kanë vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët, të cilët nga Gjykata Speciale akuzohen edhe për vrasjen e anëtarëve të LDK-së dhe bashkëpuntorëvë të Ibrahim Rugovës.

E ndaj kësaj vizite, ka reaguar ashpër Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtar i heroi të kombit, Sali Çekaj.

“Kryeotomanisti Tërnava vizitoi neokomunistat në Hagë! Kjo është krejtësisht normale sepse i lidhë një ideologji e përbashkët, "Vëllazëria Muslimano-Turke "dhe "Vëllazëria Sllovo-Ortodokse" të cilat nuk e njohin kombin shqiptar dhe për synim kanë zhbërjen e tij! Dhe ju duk mungesë dhe zbrazdësi mendore e shpirtërore edhe të parit të Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergjit se po i mungojka kjo vizitë”, ka shkruar Tahiraj.

“Çfarë ju desht këtij pusani dhe pse ja ngarkoi vetes këtë njollë të zezë orkestrimi dhe orientimi properëndimor? Kush i pastron mëkatet për veprat që i kanë bërë. Për të tretin nuk po flas pasi që është një figurë më pak e njohur dhe dëm që se morën edhe një figurë tjetër ortodokse fetare të përfolur”, ka përfunuar reagimin e tij Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtar i Sali Çekajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat