“Synojnë zhdukjen e Kurtit!”/ Ushtaraku shqiptaro-amerikan zbulon planin e Ramës dhe Vuçiqit – ja kush po i ndihmon

Aktuale

“Synojnë zhdukjen e Kurtit!”/ Ushtaraku shqiptaro-amerikan zbulon planin e Ramës dhe Vuçiqit – ja kush po i ndihmon

Nga: A.M Më: 12 shtator 2022 Në ora: 10:23
Albin Kurti, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq - Foto ilustrim "Bota sot".

Ushtaraku shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralusha ka reaguar në lidhje me vizitën e shumëpërfolur të Edi Ramës në Serb.

Ai kritikoi ashpër aleancën Rama-Vuçiq, duke thënë se këta po synojnë zhdukjen e Kurtit dhe qeverisë së tij nga skena politike.

Madje, Maralusha e cilësoi Ramën si Esat Pashë Toptan.

“Edi Rama, Esat Pashë Toptani i shekulli 21. Aleanca e tij me Vuçiqin e ka për qëllim zhdukjen e Albin Kurtit dhe qeverisë së tij nga skena politike. Vizita e Edi Ramës në Beograd e vërtetoi një plan të tillë.

Këtij plani famëkeq dhe anti-shqiptar, po duket si real me koordinimin e përbashkët të Edi Ramës, Vuçiqit, Lajçakut, Borellit dhe deri diku dhe me mbështetjen e ambasadorit Hill në Beograd”, shkroi ai në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Krahas kësaj, ai përmendi qasjen e kaluar të ambasadorit amerikan në Beograd ndaj Kosovës dhe afërsinë me Rugovën.

Ushtaraku shqiptaro-amerikan hodhi një mundësi së ndryshimi i qasjes së Hill nga pro shqiptar në pro serb mund të lidhet me ‘dollarët’.

“Unë e kam pas njohur shumë mirë zotërin Hill gjatë periudhës së luftërave në Ish-Jugosllavi dhe Kosovë. Ai e ka pas një qëndrim shumë pro Kosovë dhe ka qenë një udhërrëfyes i Ibrahim Rugovës. Unë e kam një mëndim të caktuar pse këto ndryshime po ndodhin në sjelljen e tij ndaj Kosovës, në një mënyrë negative dhe pro serbe. A është ky ndryshim i përkohshën apo i vendosur.

Mos ka hyrë në lojë ‘dollari’ këtu. Mua më kujtohet ambasadori i dikurshëm i SHBA-së në Beograd, z. Eagleburger. Kur u largua nga Beogradi pas përfundimit të mandatit, Eagleburger u kthye si një milioner, shpresoj që e njëjta nuk është me z.Hill, ky qëndim i tij si proserb është një gjë e përkohshme”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, Maralusha u shpreh i bindur se ka mision rrëzmin e çdo qeverie të Kosovës që nuk i bindet kërkesave të tij dhe të Serbisë.

“Një gjë mundem me e thanë me 100 për qind siguri: Edi Rama e ka një mision, rrëzimin e e çdo qeveri të Kosovës që nuk i nënshtrohet organizatës narkomane të tij dhe qeverisë gjenocidale të Serbisë. S’ka marrëveshje me Serbinë derisa ajo ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe dënimin e kriminelëve të gjenocidit të tyre në Kosovë dhe të atyre që e përdorën dhunën ndaj femrave shqiptare si armë lufte”, përmbylli Muharrem Maralusha, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat