PSD-ja, Rifat Latifit: “Qu prej gjumit ministër”

Aktuale

PSD-ja, Rifat Latifit: “Qu prej gjumit ministër”

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 13:42
Foto nga aksioni

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aktivitet pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi ka thënë se ministri i, Rifat Latifi, është nga fluturimi në fluturim.

“Para disa ditëve në shkallët e emergjencës ia shtrim tepihun, ministrit Latifit, e shtrim atë tepih, në një mënyrë që ta nxisim që të vinte, ndoshta i nxitur edhe nga flamuri i tepihut, duke e parë gjendjen që është në spitalet tona”, ka theksuar Kuçi.

“Le të zgjohet nga gjumi dimëror në të cilin ka rënë, le të zgjohet dhe le ta sheh se kemi mungesë 4000 infermierë, pra 220 mjekë që kanë ikur për dy vjet”.

“Ai është nga fluturimi në fluturim, po e lëshojmë një alarm, ‘qu prej gjumit edhe puno’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat