Kah po shkon Rrahman Jashari? / Një pazarxhi, që po e traumatizon një shoqëri

Aktuale

Kah po shkon Rrahman Jashari? / Një pazarxhi, që po e traumatizon një shoqëri

Nga: Idriz Morina Më: 13 shtator 2022 Në ora: 19:39
Rrahman Jashari, mbyllësi i shkollave

Rrahman Jashari e realizoi qëllimin e vet. U takua me kryeministrin Albin Kurti. Në takim, siç u tha Jashari kishte thënë se do ta takojnë ‘bazën’, pra mësimdhënësit dhe të tjerët, për të vendosur nëse do të duhej të vazhdonte greva apo t’i bindeshin kërkesës së Qeverisë.

Por, nuk ndodhi ashtu!

Por, më parë ta shqyrtojmë pak se si e prezanton veten Jashari, tashmë e shndërruar në njërën prej figurave më të njohura, por që ende nuk e dimë se si do të mbahet mend.

Rrahman Jashari në paraqitjen e portretit të tij në media, ka thënë se s’ka para, s’ka të hyra të tjera, është njëlloj fukaraje, që as kërkon para, as se kërkon luksin, sepse udhëton me autobus!

Jo bre, Rrahman këto pohime kanë mund të merren seriozisht para 30 vjetëve, kur s’kemi pas as televizion në gjuhën shqipe, as internet, as telefona inteligjent, as rrjete sociale.

Rrahmani nuk ishte aspak korrekt

Por, sot, është tepër e vështirë të gënjesh. Sikur të ishte vërtetë si Rrahmani e përshkruan veten e tij, sindikata nuk do të hynte kurrë në grevë.

Një njeri me aq thjeshtësi jete, do të turpërohej t’i kërkonte 100 euro ngritje pagash, ndërsa, që Projektligji për pagat ishte proceduar nga Qeveria në Kuvend para grevës.

Rrahmani dhe të gjithë sindikalistët do të kishin të drejtë të kërkonin që ligji për pagat të mos lihet të hyjë në fuqi pas tetë muajsh nga miratimi, por menjëherë sikurse çdo ligj tjetër pas dekretimit. Po ashtu të kërkojnë respektimin e kritereve maksimalisht për të gjetur një lloj barazie të pagave, dhe vlerësim të ndershëm e profesional. Jo sikurse janë aktualisht, që ka diskriminim të thellë.

Mund të artikulonte kërkesa, madje edhe ndonjë protestë, por bojkotim të mësimit, dhe pas 11 ditësh në asnjë mënyrë.

Por, pse Rrahmani nuk ishte aspak korrekt, dhe nuk e pat problem të gënjente. Sapo dole nga takimi, nga dera e Qeverisë, si pate mundësi ta pyesësh bazën për disa sekonda dhe të vetpërgjigjesh!

Ti nuk ishte duke i prirë një proteste, një turme të madhe, që ta pyesje aty për aty, se çfarë dëshironin të bënin, të grevonin e protestonin apo t’i ktheheshin shkollave nxënësit.

Çdo arsimtar i ndershëm që sot të ka dëgjuar apo të lexon, do të ndihet i fyer dhe i keqpërdorur nga ana juaj. Kjo sjellje të bën vërtetë një mashtrues, manipulues, pavarësisht asaj se sa mund të kesh të drejtë.

Po ashtu një njeri i sinqertë, i ndershëm nuk mund ta vinte interesin e vet apo të një grupi, në dëm të interesit të përgjithshëm, të të gjithë nxënësve.

Pra, një njeri që në takime zyrtare publikisht e deklaron mashtrimin, normalisht, nuk e ka vendin në liri. Por, ky rast përbën raste tepër të lehta për policinë, prokurorinë dhe gjykatat.

Më vjen keq ta përsërisë atë që shkrova para disa ditësh, se Rrahman Jashari me grevën në arsim, i ka demitizuar arsimtarët, nga roli misionar i ka shndërruar në përfitues, ndërsa vetën e ka kthyer në një pazarxhi.

Këtë e shprehu sot, nëpërmjet dy mesazheve.

E para kur u kuptua se gjatë takimin me kryeministrin i kishte thënë: “Hajt vëlla nimom edhe kësaj here”, dhe e dyta se sindikatat ishin të gatshme për kompromise.

Madje kur e vlerësova si pazarxhi Jasharajn, pata konkluduar pikërisht këtë që e tha sot ai, “ne ishim të gatshëm për kompromis”, por Kryeministri nuk lëshoi pe. Pra, se meqë Qeveria ia ka ofruar 50 euro rritje mujore, dhe këta kanë kërkuar 100, të dakordoheshin për 75 euro. Pra, konceptim tipi i pazarxhinjve, që kërkojnë ose vet, ose ndihmën e ndërmjetësit, që të arrijnë një çmim përgjysmë dallimit (në këtë rast 50 euro).

Por, më e keqja është se ai po flet në emër të të gjithë arsimtarëve, ani se pak kush mund të pajtohet me ata.

Rrahman Jashari dhe sindikatat kur e shpallën fillimin e grevës me 25 gusht, nuk e përfillën fare shqetësimin e përgjithshëm, për shkak të tensioneve në veri, dhe rrezikut se mund të ndodhte një konflikt i provokuar nga Serbia!

Arbitrariteti, tekanjoziteti

Jashari dhe të tjerët treguan mos-durim, duke e shpallur grevën në arsim, ende pa filluar mësimi, dhe sot ndodhemi në gati tri javë grevë nga atëherë edhe të shërbyesve civil.

Pra, një sjellje e tillë e tij dhe sindikatave e kanë shtuar pezmin tek njerëzit e ndershëm, dhe që i kuptojnë proceset politike dhe të tjera.

Ndalimi i arsimit për kaq kohë, pas një periudhe të gjatë dështimi, veçmas në pandemi, është për t’u hetuar.

Askush seriozisht dhe as unë asnjëherë nuk ia kam nënvlerësuar kërkesat, si e theksuam edhe këtu, ata duhet të insistojnë në fuqizimin e ligjit p.sh. jo më larg se në muajin nëntor, dhe që me pagat e rritura, afërsisht përmbushet edhe kërkesa prej 100 euro, e në disa punësime ato e tejkalojnë atë shifër.

Po ashtu Qeveria, dhe kryeministri është e pakuptueshme që një takim si ky, nuk e ka mbajtur para 1 shtatorit, të paktën menjëherë pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë për dokumentet e udhëtimit!

Arbitrariteti, tekanjoziteti dhe të gjitha sjelljet irracionale nuk i ndihmojnë situatës, përveç se nëse edhe Kurti është duke u dakorduar, që në një mënyrë ta çojë vendin në zgjedhje, nën frikën se mund të detyrohet për kompromise.

Dyshimet e tilla, rriten, kur e sheh se kryeministri i vendit ‘urgjentisht’ udhëton drejt Shqipërisë ta takojë Edi Ramën, kryeministrin më proserb, në 30 vitet e fundit, të pas komunizmit të Shqipërisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat