Nesër seanca e parë e Kuvendit për këtë sesion me rregullore të re

Aktuale

Nesër seanca e parë e Kuvendit për këtë sesion me rregullore të re

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do t’i kthehen sallës plenare, në seancën e parë për sesionin e ri vjeshtor pas më shumë se një muaji pushim.

Aty në rend ditë do të jenë 16 pika, ndër to si pika e 8-ë edhe debati parlamentar për Grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës e thirrur nga opozita.

E kjo seancë përveç që është e para për sesionin e ri, është e para edhe për punën që do ta ndjekë bazuar në Rregulloren e re.

Për këtë çështje ka folur sot në emisionin INFO PLUS në RTK, kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi.

Ai tha legjislatura në të cilën ai bënë pjesë arriti që pas më shumë se 10 vitesh të miratojë Rregulloren e re të punës si akti më i rëndësishëm i funksionimit të Kuvendit.

Natyrisht në të shkuarën përkundër përpjekjeve e punës që ishte  bërë kishin dështuar të gjitha tentativat, kjo në mungesë të stabilitetit politik. Uroj që Rregullorja e re ta rritë efikasitetin e punës së  Kuvendit, të garantojë produktivitet brenda Kuvendit dhe të kemi deputet që përmbushin përgjegjësitë dhe mandatin e tyre politik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat