Mbrojtja e Mustafës kërkon që i njëjti të shpallet i pafajshëm, thotë se nuk ka kryer asnjë krim

Aktuale

Mbrojtja e Mustafës kërkon që i njëjti të shpallet i pafajshëm, thotë se nuk ka kryer asnjë krim

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 13:26
Von Bone

Derisa dy ditë më parë, prokuroria kërkoi dënim me 35 vite burgim për Salih Mustafën, mbrojtja e këtij të fundit ka kërkuar që ai të shpallet i pafajshëm dhe ka thënë se i njëjti nuk e ka kryer asnjë nga krimet, për të cilat ngarkohet.

Fillimisht, pas një pauze të shkurtër, avokati Von Bone ka thënë se trupi gjykues duhet të zbatoj ligjin që ekzistonte në kohën e aktakuzës dhe përderisa ligji nuk është zëvendësuar nga asnjë ligj i Kosovës do të  thotë se kodi në atë kohë ishte Kodi Penal i RFJS.

“Përveç Kodit Penal të ish-Jugosllavisë është në fuqi edhe ligji penal i Provincës Autonome- Socialiste të Kosovës gjatë periudhës së Kosovës, nëse është ende në efekt sot e kësaj dite nuk ka rëndësi pasi ky ligj zbatonte kodin e ish-RFJS për zbatimin e ligjit”, ka thënë avokati.

Sipas tij, në vendosjen e dënimit neni 6 i ligjit diskuton qëllimet e dënimit, paragrafi 1, që parashikon se objektivi i dënimit duhet të arrihet përmes ekzekutimit të vendimeve dhe dënimeve si parashikohet në ligjin penal të RFJS.

Ai tha se udhëzimet lidhur me dënimin gjenden  në Kodin Penal të Ish- Jugosllavisë në paragrafin 1 dhe se mbrojtja parashtron se në kohën e aktakuzës krimi i ndalimit arbitrar nuk ekzistonte në gjirin e Kosovës që në atë kohë ishte ligji i RFJS.

Tutje, tha s mbrojtja parashtron se neni 44 (2) nuk ofron fare opsion për gjykatën për të zgjedhur një prej opsioneve të parashikuara prej tij dhe se nuk mund të përzgjidhet në mënyrë rastësore nga paragrafi 2, a,b,c sipas dëshirës së gjykatës.

Mbrojtësi i Mustafës deklaroi  se i akuzuari duhet të ketë siguri juridike mbi çfarë baze gjykohet dhe mund të jepet dënimi përkatës.

Avokati Von Bone, tha se DhSK nuk janë TPNJ, nuk janë gjykatë ad-hoc që ka juridiksion të mbivendosur dhe se TPNJ nuk mund të krahasohet me DhSK. Sipas tij ligji i DhSK-së është ligj kombëtar pavarësisht natyrës lex specialist dhe ligji i Kosovës është instrument ligjor i detyrueshëm për tu zbatuar.

Sipas tij, mbrojtja ka menduar që bazuar në nenin 44 (2) (b) të ligjit, trupi gjykues është i detyruar nga ky nen dhe duhet të zbatoj atë sa i takon vlerësimit të peshës së dënimit dhe për të marrë parasysh vendim më të favorshëm dhe zbatuar nenin 28 të Ligjit Penal të Jugosllavisë dhe të gjithë paragrafët e tij, nga paragrafi 1 deri në 6.

Ai tha se trupi gjykues është i detyruar të zbatoj edhe nenin 41, të paragrafit 1 deri në 3 të ish- RFSJ-së, sa i takon dënimit, si dhe nenin 42 që flet për uljen e dënimit dhe nenin 43 që flet mënyrat e uljes së dënimit dhe atë 48 që flet për kombinimin e veprave penale.

“Konstatimi i fundit i mbrojtjes sa i takon argumenteve me gojë është si më poshtë , ZPS kërkon 35 vite burgim, mbrojtja kërkon shpallje jo fajtor për asnjë nga akuzat që akuzohet. Nuk e ka kryer asnjë krim asnjëherë. Ai  e ka vendosur vetën në rrezik për shumë njerëz ndërkohë që i shërbente objektivit të përgjithshëm të gjithë kombit të Kosovës që ishte fitimi i pavarësisë për njerëzit që kishin luftuar për të qenë të lirë për një kohë të gjatë”, tha avokati.

Sipas tij, Mustafa ka vuajtur paraburgimin dhe nuk ka shkelur asnjë nga urdhrat e përcaktuar nga trupi gjykues.

“Zoti  Mustafa është i paraburgosur nga shtatori 2020, është baba dhe bashkëshort, ndërkohë që mbrojtja kërkon pafajësi për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, zoti Mustafa duhet të lirohet sa më shpejt të jetë mundur”, tha ai.

Avokati Von Bone tha se i drejtohet ZPS-së duke thënë se mbrojtja asnjëherë nuk ka implikuar apo deduktuar që dëshmitarët që kanë dhënë dëshmi kanë fabrikuar apo sajuar historitë e tyre si ka deklaruar ZPS në deklaratën e vet.

“Nuk e kemi bërë në të shkuarën, nuk e bëjmë sot dhe asnjëherë dhe është e gabuar të nxjerret ky përfundim apo thuhet një gjë e tillë, vetëm thjesht pozita, qëndrimi i mbrojtjes është i ndryshëm dhe kemi mendime të ndryshme për vendin e pretenduar të krimit apo gjërave që kanë ndodhur apo jo dhe në qoftë se Mustafa ka pasur lidhje apo jo lidhur me vendin ku mund të kenë qëndruar personat apo mund të kenë kaluar lëndime. Në këtë rast, prokuroria është e gabuar kur e thotë një gjë të tillë”, tha ai.

Me këtë, mbrojtja e ka përfunduar deklaratën e saj përmbyllëse, derisa prokuroria tani do të kundërpërgjigjet në deklaratën e mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat