Ish-ministri i Shëndetësisë: Rifat Latifi është profesionist i mirë, por ministër i dështuar

Aktuale

Ish-ministri i Shëndetësisë: Rifat Latifi është profesionist i mirë, por ministër i dështuar

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 19:54
Rifat Latifi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme ka miratuar formimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, i cili do të udhëhiqet nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kurti me të themeluar këtë komision, tha se gjendja në shëndetësi është tepër e rëndë për ta menaxhuar vetëm ministri.

“Tash jam duke udhëhequr një komision ekzekutiv për shëndetësi për të treguar që qeveria s’ia ka lënë këtë gjë veç Ministrisë. Gjendja në shëndetësi është aq e rëndë saqë s’mund të merret veç Ministria me të”, tha Kurti dje para mediave.

Për ish-ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani themelimin i këtij komisioni është një argument për dështim në menaxhimin e shëndetësisë.

Rrahmani tha se ky vendim i kryeministrit është marrje e kompetencave të ministrit aktual të MSH-së.

Sipas tij, ky veprim është një fshehje e premtimeve të parealizuara.

 “Është një argument që kanë dështuar që dy vite me menaxhim të shëndetësisë, dhe Albin Kurti e ka marr këtë vendim në mënyrë që me i mbuluar nevojat për ndërrimet me ministrin e Shëndetësisë vetëm për me kamufluar dhe është marrje e kompetencave të ministrit aktual të shëndetësisë dhe unë besoj që kjo është vetëm një fshehje mbas përgjegjësive dhe premtimeve të parealizuar”, u shpreh Rrahmani.

Për ish-ministrinë e Shëndetësisë, Rifat Latifi është një ministër i dështuar ani pse është profesionistë.

“Ministri Rifat Latifi është një nga profesionistët më të mirë që njohim ne por si ministër është i dështuar”, potencoi ai.

Ndryshe, dje është mbajtur mbledhja e parë e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Zyra e kryeministrit njoftoi se në këtë mbledhje u caktuan gjashtë përgjegjësitë që Komisioni do t’i ketë në fushëveprimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat