Festë në familjen emblematike Jashari, Hamza i ri feston ditëlindjen e 20-të

Aktuale

Festë në familjen emblematike Jashari, Hamza i ri feston ditëlindjen e 20-të

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 22:20
Pamje nga familja Jashari

Hamëz Jashari, i biri i Bekim Jasharit sot feston ditëlindjen e 20-të, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Gëzim i pa përshkrueshëm me mixhën Rifat dhe familje duke festuar ditëlindjen e Hamëzes sonë të ri, emri i të cilit në çdo moment na kujton babushin, luftën dhe sakrificën e tij dhe të familjes sonë për Liri e Pavarësi”, ka shkruar Bekim Jashari.

Ai ka kujtuar edhe rrugëtimin e familjes Jashari për lirinë e vendit.

“Festat e tilla, lumturia e gëzimi në sytë e fëmijëve tonë para se gjithash na e kujtojnë rrugëtimin e familjes sonë dhe çmimin e lartë të Lirisë që kemi paguar historikisht si popull”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat