Rasti Ivanoviq, avokati Damati: Dëshmitarët po frikësohen të dëshmojnë

Aktuale

Rasti Ivanoviq, avokati Damati: Dëshmitarët po frikësohen të dëshmojnë

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 00:44
Foto ilustrim

Avokati Musa Damati përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me dëshmitarët e rastit “Ivanoviq”.

Ai tha se një numër i konsiderueshëm i dëshmitarëve kanë refuzuar që të dëshmojnë në këtë çështje penale.

“Anatomia e gjithë këtij procesi penal qëndron tek problemet të cilat janë shfaqur lidhur me dëshmitarët e mbrojtur, kemi një numër të konsiderueshëm të dëshmitarëve të mbrotjur të cilët janë propozuar që të dëgjohen nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës, por të cilët në dëshmitë e tyre të cilat i kanë ofruar pranë gjykatës kanë refuzuar që të japin informacione dhe kanë refuzuar që të dëshmojnë në këtë çështje penale”, tha ai.

Tutje, ai tha se dëshmitarët po refuzojnë të dëshmojnë me arsyetimin se jeta e tyre dhe e familjarëve të ture është në rrezik.

“Nuk është çështja e vetëm një dëshmitari të mbrojtur, kemi disa dëshmitarë të mbrojtur, apo më mirë të themi të gjithë dëshmitarët e mbrojtur, edhe pse u është ofruar siguri maksimale, siguri e fortifikuar kanë refuzuar që të japin dëshminë e tyre në këtë çështje penale, me të njëjtin arsyetim se janë të frikësuar dhe jeta e tyre dhe e familjarëve të tyre është në rrezik”, u shpreh tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat