Rrezik për sulm ushtarak nga Serbia/ Gjeneral Qehaja argumenton deklaratat e Albin Kurtit, nuk janë tendenca për zhvendosje të vëmendjes

Aktuale

Rrezik për sulm ushtarak nga Serbia/ Gjeneral Qehaja argumenton deklaratat e Albin Kurtit, nuk janë tendenca për zhvendosje të vëmendjes

Nga: M.L. Më: 18 shtator 2022 Në ora: 15:55
Gjeneral Ramadan Qehaja

Gjeneral Ramadan Qehaja, vlerëson se deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për ekzistimin e rrezikut të një sulmi ushtarak janë të bazuara dhe nuk kanë të bëjnë me tentativën e shmangies nga problemet e brendshme dhe zhvendosjen e vëmendjes diku tjetër, siç po komentohen nga disa.

Qehaja në një postim në Facebook ka thënë se, armatosja e Ushtrisë serbe me armatim kryesisht ofenziv nga Rusia e së fundi edhe nga Kina e tejkalon nevojën e mbrojtjes së Serbisë, kjo bazuar ne nivelin real e faktit të rrezikshmërisë në rajon.

Ai ka rikujtuar edhe pretendimet e hapura të krerëve të Serbisë, duke thënë se ato janë argumente shtesë në favor të tezes që sulmi ushtarak nga Serbia megjithatë nuk mund të përjashtohet.

Postimi i plotë:

“Me shkas

Si njohës i mirë i doktrinës tradicionale dhe strategjisë ushtarake serbe, desha të komentoj dhe argumentoj dy deklaratat e fundit të Kryeministrit të Kosovës z. Kurti për ekzistimin e rrezikut të një sulmi ushtarak serb ndaj Kosovës.

Kujtoj se këto deklarata ishin të bazuara dhe nuk kane të bëjnë, siç thonë disa, me tentativën e shmangies nga problemet e brendshme dhe zhvendosjen e vëmendjes diku tjetër - në rrezikshmërinë nga angazhimi luftarak serb ndaj Kosovës.

Armatosja e Ushtrisë serbe me armatim kryesisht ofenziv nga Rusia e së fundi edhe nga Kina e tejkalon nevojën e mbrojtjës së Serbisë, kjo bazuar ne nivelin real e faktit të rrezikshmërisë në rajon. Organizimi i dhjetëra trajnimeve, ushtrimeve, manovrave në bashkëpunim të ngushtë me komandat dhe njësitet ruse me emërtime si “Vëllazëria Sllave” nuk mund të trajtohen thjesht si një demonstrim force.

Tutje, shprehja në mënyrë të hapur nga disa politikanë serbë të pretendimeve luftarake (ushtarake) ndaj territorit të Kosovës në ç’ drejtim është shquar sidomos kryetari aktual serb, Vuçiq, dhe deklarata e tij më e re e para dy ditëve duke folur para oficereve të posa diplomuar në Akademinë Ushtarake në Beograd, se nuk do të japin asnjë pëllëmbë të territorit serb duke e përmendur këtu edhe territorin e Kosovës, janë argumente shtesë në favor të tezes që sulmi ushtarak nga Serbia megjithatë nuk mund të përjashtohet.

Nëse këto dhe një spektër i gjerë i argumenteve tjera nuk janë të mjaftueshme për një vlerësim real të rrezikshmërisë ushtarake serbe ndaj Kosovës, atëherë me siguri se po ja bëjmë qefin vetit (duke argumentuar elementet anti-lufte etj) dhe atë nga njerëz jo kompetent për këtë fushë. Sipas tyre në nuk duhet të bëjmë përgatitje vetëmbrojtëse sepse gjeja së, rreziku luftarak serb ndaj Kosovës ose ndaj një pjese të territorit të saj nuk ekziston e që sipas mendimit tim është vlerësim tejet i gabuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat