Kërkohet arrestimi i Rrahman Jasharajt - historiani zbulon arsyet!

Aktuale

Kërkohet arrestimi i Rrahman Jasharajt - historiani zbulon arsyet!

Nga: N. Sh. Më: 19 shtator 2022 Në ora: 08:41
Rrahman Jasharaj

Historiani nga Deçani, Shkodran Imeraj, po kërkon arrestimin e kryesindikalistit të arsimit, Rrahman Jasharajt.

Këtë thirrje ai e bëri përmes një postimi në Facebook, që sipas tij, Jasharaj, që përfaqëson kërkesat e mijëra punëtorëve arsimorë i paska prekur parimet themelore të Kushtetutës, ndërsa nuk precizon se cilat parime.

Postimi i plotë:

Shkollat duhet të hapën, ato nuk janë prona të SBASHK-ut, ato jonë prona të popullit. Boll mo me greva.

Në një shtet ligjor, Rrahman Jashari, do duhet të arrestohet për prekje të parimeve themelore të Kushtetutës.

Shkollimi në vendin tonë është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

(Rikujtim: Edhe në kohën kur kam shërbyer si Këshilltar i Ministrit të Arsimit, janar 2018-mars 2020, kam qene kundër grevave të SBASHK-ut).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat