Danimarka pezullon planin për të marrë burg me qira në Kosovë?

Aktuale

Danimarka pezullon planin për të marrë burg me qira në Kosovë?

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Plani i Danimarkës për të marrë një burg me qira në Kosovë, është pezulluar nga autoritetet në Kopenhagë.

Një lajm të tillë e ka publikuar “Ekstra Bladet”, një nga gazetat më të mëdha në Danimarkë.

Megjithatë, një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga autoritetet në Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e pyetur sot në lidhje me këtë çështje, deklaroi se nuk ka asnjë paqartësi.

Ajo u shpreh se pas disa procedurave, kjo çështje do të kalojë, ndonëse nuk dha ndonjë afat kohor se kur mund të ndodhë dhënia me qira e burgut në Gjilan.

Ndërkohë, sipas gazetës daneze, planet për të marrë një burg me qira me kapacitete prej 300 vendesh në Gjilan,  e ku do të vendoseshin të huajt që dëbohen nga Danimarka, përkohësisht janë anuluar.

Me plan, synohet që të dënuarit që depërtohen nga Danimarka, të vuanin dënimin në një burg në Kosovë, i cili do të financohej tërësisht nga qeveria daneze.Ministri paraprak i Drejtësisë  së Danimarkës, Nick Hækkerup, nënshkroi një traktat që Danimarka mund të marrë me qira 300 vende në një burg në Kosovë.

Por sipas gazetës daneze, tani këto plane janë vënë në pritje.

Image
Artikulli në median daneze

Kjo pasi, sipas një komunikate të Shoqatës së Burgjeve në Danimarkë, ka mungesë financimi.

Problemet financiare bëjnë që më shumë se 200 milionë krona daneze, janë më pak për vitin e ardhshëm, e që duhet t’i ndahen  Shërbimit Korrektues.

Burgu në Kosovë ishte paraparë të kushtonte 1.5 miliardë krona daneze dhe të shfrytëzohej për dhjetë vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat