Atentati i planifikuar ndaj Kurtit, reagojnë nga Vetëvendosje: Ja cili sukses i kryeministrit po i pengon ‘kasapit’!

Aktuale

Atentati i planifikuar ndaj Kurtit, reagojnë nga Vetëvendosje: Ja cili sukses i kryeministrit po i pengon ‘kasapit’!

Nga: A.M. Më: 19 shtator 2022 Në ora: 16:06

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka reaguar pas raportimeve se ishte planifikuar vrasja e kryeministrit Albin Kurti.

Ai beson se dilemat se kush dhe pse kanë paguar një snajperist kundër Albin Kurti do të sqarohen nga institucionet e sigurisë e të rendit të Kosovës dhe Shqipërisë, përcjell “Bota sot”.

Zaimi përmendi edhe suksesin e Kurtit në dialog, e që sipas tij kjo do të thotë vdekje politike për Vuçiqin (kasapin).

Postimi i plotë

Kush dhe pse kanë paguar një snajperist kundër Albin Kurtit (siç rezulton nga publikimet e komunikimeve të institucioneve të rendit në Shqipëri), këto besoj se do të sqarohen nga institucionet e sigurisë e të rendit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Mirëpo një gjë e di: suksesi në dialog i viktimës do të thotë vdekje politike për kasapin, dhe suksesi në qeverisje i një qeverie të pakorruptuar në Ballkan, do të thotë vdekje politike për shumë parti ballkanike të cilat kanë qeverisur në postkomunizëm me justifikimin “korrupsioni është pjesë e pazhbëshme e kulturës sonë, e kemi në gjak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat