Pse nuk është e vërtetë korniza e marrëveshjes Kosovë -Serbi, ish- ambasadori Peci jep tri arsye

Aktuale

Pse nuk është e vërtetë korniza e marrëveshjes Kosovë -Serbi, ish- ambasadori Peci jep tri arsye

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 19:12
Lulzim Peci

Ish-diplomati Lulzim Peci ka dhënë tri arsye se pse nuk është e vërtetë korniza e marrëveshjes Kosovë – Serbi. Ai në një postim në Facebook tha se arsyeja e parë është se “për të qenë kjo marrëveshje valide në terma legal, pesë vendet mosnjohëse të BE-së duhet të jenë palë nënshkruese e saj”.

“Se pari, per te qene kjo marreveshje valide ne terma legal, pese vendet mosnjohese te BE-se duhet te jene pale nenshkruese e saj, pasi aty parashihet edhe obligimi i tyre per njohje te Kosoves, ose ne te kunderten kjo marreveshje duhet te kete klauzolen e hyrjes ne fuqi me njohjen e tyre te pavaresise se Kosoves”, ka shkruar Peci.

Arsyeja e dytë që e bën më dyshues atë është “fjalia në lidhje me njohjen e Serbisë si lider politik dhe ekonomik i rajonit”.

“Se dyti, cfare me bene shume dyshyes eshte fjalia ne lidhje me njohjen e Serbise si lider politik dhe ekonomik i rajonit. Nje terminologji e tille nuk ekziston ne aktet legale kontemporane, pasi ajo nenkupton legalizim te hegjemonise dhe thyerje te principit te se drejtes nderkombetare te barazise se shteteve”, shkruan ai.

Ndërkaq sa i përket arsyes së tretë, Peci thotë se “ajo i përngjanë një teksti për përmbushjen e egove të sëmura të disa liderëve regjional, të cilët mendojnë se mund të bëhen zot në shtëpite e huaja”.

Postimi i plotë:

Pasi dje e vura ne pikepyetje vertetesine e propozimit te Marreveshjes II ne mes Kosoves dhe Serbise, sot po e tregoj se pse ajo me te vertete eshte e pavertete😉

Eshte interesante se ajo kishte bere buje edhe ne vendet perendimore. Mirepo, nje interpretim i kujdesshem i saj, te cilin ju bera dje disa miqve, ne baze te mendimit tim tregon se ajo nuk eshte e vertete per tri arsye kryesore dhe ate:

Se pari, per te qene kjo marreveshje valide ne terma legal, pese vendet mosnjohese te BE-se duhet te jene pale nenshkruese e saj, pasi aty parashihet edhe obligimi i tyre per njohje te Kosoves, ose ne te kunderten kjo marreveshje duhet te kete klauzolen e hyrjes ne fuqi me njohjen e tyre te pavaresise se Kosoves.

Se dyti, cfare me bene shume dyshyes eshte fjalia ne lidhje me njohjen e Serbise si lider politik dhe ekonomik i rajonit. Nje terminologji e tille nuk ekziston ne aktet legale kontemporane, pasi ajo nenkupton legalizim te hegjemonise dhe thyerje te principit te se drejtes nderkombetare te barazise se shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat