Ndryshon vula e Ibrahim Rugovës, Presidenca ia përshtat një eventi

Aktuale

Ndryshon vula e Ibrahim Rugovës, Presidenca ia përshtat një eventi

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 23:49
Foto nga vendngjarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me të marrë detyrën e saj të të parës së shtetit, prezantohej në frymë rugoviane, e madje për shkak të prezencës së disa elementeve në zyrën e saj, ajo kritikohej se po identifikohej me periudhën e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

E për këtë ajo në vazhdimësi ka përdorur vulën tradicionale tashmë të njohur të presidentit Ibrahim Rugova, megjithatë, dizajni i saj sonte është ndryshuar, përcjell klankosova.tv.

Image
Vula e Presidentit Rugova

 

Kjo duket të ketë ndodhur për shkak të një eventi, Samiti i Gruas, Paqes dhe Sigurisë, i cili është paraparë të mbahet më 22 dhe 23 tetor në Prishtinë.

‘’Lene qysh është kanë, mos e luni me bo lara-lara’’, është një koment i një ndjekësi në facebook, i cili ka shkruar poshtë fotografisë së publikuar me t’u ndryshuar nga Presidenca e Kosovës.

 

Me iniciativë të Presidentes Vjosa Osmani Sadriu, në Prishtinë do të organizohet edicioni i parë i Forumit për Gratë,...

Posted by Presidenca e Republikës së Kosovës on Monday, September 19, 2022

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat