Kajtazi: Nuk mendoj që prapa planit për vrasjen e Kurtit qëndron Shërbimi Inteligjent Serb

Aktuale

Kajtazi: Nuk mendoj që prapa planit për vrasjen e Kurtit qëndron Shërbimi Inteligjent Serb

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 00:23
Albin Kurti

Eksperti i Sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se pas atentatit për vrasjen e kryeministrit Albin Kurti, nuk qëndron Shërbimi Inteligjent Serb.

Kajtazi i ftuar në Edicionin Special, ka theksuar se kjo mund të jetë edhe për shkak të qëndrimeve radikale që kanë disa eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj krerëve të UÇK-së që aktualisht janë në Hagë, njofton Klankosova.tv.

“Kjo i përngjan asaj, për shkak të polarizimeve që janë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së, për shkak të  qëndrimeve që kanë disa eksponent të LVV-së ndaj krerëve të UÇK-së që janë në Hagë, do të thotë se kjo do të përngjante shumë mirë asaj legjendës, se është një luftë e brendshme mes shqiptarëve, është diçka e studiuar shumë mirë”, është shprehur Kajtazi.

“Ideja ime është nuk është e zgjedhur rruga, nuk është, më çon rruga në drejtimin që qëndron prapa kësaj pune ndonjë shërbim i organizuar shtetëror, siç është shërbimi inteligjent serb, për arsye se ata kanë potenciale që këto gjëra t’i bëjnë dhe t’i realizojnë në fund”, shtoi ai.

Kjo legjend siç thotë Kajtazi, do të mund të pranohej nga qytetarët e Kosovës si e tillë.

“Legjenda do t’i përshtatej për shkak të polarizimit që ndodhën mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së, për shkak të eksponentëve të caktuar të Lëvizjes Vetëvendosje, që në paraqitjet e tyre, kanë qëndrime radikale ndaj krerëve të UÇK-së, që gjenden aktualisht në Hagë, dhe kjo atmosferë do ti përshtatej kësaj legjende, se kjo është një luftë e brendshme, dhe besoj që pjesa më e madhe e qytetarëve të Kosovës do ta pranonin si të tillë, në qofte do të ndodhte diçka, ai që e ka mëndu që ta lansojë këtë informatë, dhe ta realizojë këtë plan, është brenda kuadrit të asaj se çfarë është duke ndodhur në skenën politike kosovare”.

“Unë do të ngrejë një paralele me rastin e vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, Shërbimi Inteligjent Jugosllav nuk ka marrë aksion për vrasje, derisa ka krijuar legjendën se është qëllim hesapesh mes grupeve shqiptare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat