“Plaku fantazmë”/ Veprimtari nga Amerika vjen me reagimin e ashpër për grevën – ka një paralajmërim për vendin!

Aktuale

“Plaku fantazmë”/ Veprimtari nga Amerika vjen me reagimin e ashpër për grevën – ka një paralajmërim për vendin!

Nga: M.H. Më: 20 shtator 2022 Në ora: 08:45
Ramazan Bekteshi

Greva e SBASHK-ut po vazhdon edhe në ditën e 20-të në Kosovë.

Mos fillimi i mësimi në shkollat e Kosovës ka arritur të sjell paknaqësi të mëdha tek prindërit dhe qeveria e vendit.

I vendosur që të mos e filloj mësimin pa i plotësuar kushtet kryeministri Kurti, është kryetari i SBASHK, Rrahman Jashari.

Në lidhje me këtë situatë, përmes një postimi në facebook ka reaguar veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi.

Ai u shpreh se shtatori që shquhet të jetë I hareshëm, kësaj radhe e kaploi një zbehti, fajtor për të cilin është Jashari.

Një plak si një kukull, i instrumentalizuar nga ata që kanë mbet pa pushtet, inkurajohet fort, po nga ata që sërish duan të vinë në pushtet me grusht shtet”, janë fjalët që veprimtari shkruan.

Më tej, Bekteshi thotë që Putini në Ukrainë nuk arriti të I ndaloj shkollat mirëpo Jasharaj po.

“Për plakun fantazmë, Mr. ‘G’, dhe përkrahësit e tij, që disa ‘akademikë partish’ e quajnë si “njeriun më të pafajshëm”, për ata më e rëndësishme është greva e pafund për €100, se humbja masive e orëve të mësimit”, shkruan tutje ai.

Postimi i plotë

Greva si metaforë

Shtatori në Kosovë ia behu zymtë, muaji që sjell hare sikur ka mbet pa zogj, pa fluturime, pa cicërima. Një plak si një kukull, i instrumentalizuar nga ata që kanë mbet pa pushtet, inkurajohet fort, po nga ata që sërish duan të vinë në pushtet me grusht shtet.

Plaku i zbehtë e i frikshëm ia vuri shulin portave shkollore, atë shulin e hekurte që ngujoi abetaren e njësuar brenda mësonjëtoreve të zymta, të zbrazëta, aty ngujoi rrugën e shkronjave, shkëputi ëndrrat për dije të mijëra jetëve të njoma, ky plak i pashpirt, i ndërsyer me tërbim në momente kur Republika kanoset pamëshirshëm nga armiq të brendshëm e të jashtëm.

Atë qe s’e arriti Putini në Ukraine, sepse atje vogëlushët ndjekin mësimin në mes të luftës, e arriti Rrahman Jasharaj në mes të paqes dhe kërcënimeve të pareshtura, që i vinë shtetit nga veriu dhe nga presionet e disa mediave vendore, zëdhënësve të djallit, që porosisin marrëveshje të shpejta, flasin haptas me gojën plot për kompromise të dhimbshme, bilës, edhe falje të armikut, në emër të paqes por në kurriz të shqiptarit.

Ky shtator i mbrapshtë po hy në ditën e 20-të, me dyer të ngujuara të shkollave, me udhë pa krye, me një shoqëri të polarizuar, me arsimtarë konfuz që shumica e duan mësimin dhe disa lekët por jo dhe punën, me prindër të dëshpëruar e nxënës fatkeq që edhe pas pandemisë së kobshme e të gjatë, dhe orëve masive të humbura, u mbyllen shkollat, u merren liritë dhe e drejtat për mësim, sepse dikush do të realizoj misionin e mbrapshtë, por jo dhe misionin e vërtetë të dijes dhe arsimimit.

Për plakun fantazmë, Mr. ‘G’, dhe përkrahësit e tij, që disa ‘akademikë partish’ e quajnë si “njeriun më të pafajshëm”, për ata më e rëndësishme është greva e pafund për €100, se humbja masive e orëve të mësimit, se çrregullimi didaktik, se dëshpërimi psikologjik në mesin e moshave të ndryshme, se klima e mosbesimit dhe dyshimit nëpër shkolla, se humbja e moralit.

Ky është një tentim i mbrapshte i arritjes së “një të drejte” duke eksploatuar, duke deprimuar e vënë në rrezik mijëra jetë të njoma njerëzish në kundërshtim me kodin moral, njerëzor e arsimor. Marrëzia nuk përfundon me kaq, grevistet duhet të paguhen edhe nëse nuk punojnë, dhe një zot e di deri kur, derisa për zëvendësim të orëve të humbura as që duan të dëgjojnë.

Prindërit nuk guxojnë të heshtin për më të dashurit e tyre respektivisht gjeneratave të ardhshme të shtetit për kryeneçësinë e Plakut kukull dhe për ambiciet e sëmura të politikaneve. Njerëzit me ndërgjegje kombëtare kurrë s’do të lejonin që punët sekondare t’i mjegullojnë ato me rëndësi primare për shtetin.

Faza që po hyn shteti ynë tani është delikate dhe plot rreziqe të paparashikueshme. Dhe kur ti shtohet kësaj edhe krizat botërore në shumë fusha s’na mbetet tjetër përveç unitetit dhe sakrificës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat