Komuna e Prizrenit dhe K.R.U “Hidroregjioni Jugor” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Aktuale

Komuna e Prizrenit dhe K.R.U “Hidroregjioni Jugor” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 14:01
Foto nga takimi

Komuna e Prizrenit dhe K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh.A Prizren, nënshkruan sot marrëveshje për bashkëfinancim të projektit “Zëvendësimi i gypsjellësit ekzistues AC Ჶ 150 mm të burimit të Cvilenit me gypsjellës të ri PEHD Ჶ 160 mm në segmentin rrugor “Çesma e Pashait – shkarkuesi I fundit – Prizren”.

Në bazë të verifikimit të gjendjes në teren dhe analizave tekniko-analitike ndërrimi i këtij gypsjellësi është i domosdoshëm – projekt që duhet të përfundohet me emergjencë.

Ky intervenim do të ndikoj në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, furnizimi me ujë të pijes do të stabilizohet, do të zvogëlohen humbjet dhe do të bëhet evitimi i prishjeve të shpeshta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat