Molliqaj thotë se Kurti takoi fshehurazi kryetaren e Gjykatës Speciale!

Aktuale

Molliqaj thotë se Kurti takoi fshehurazi kryetaren e Gjykatës Speciale!

Nga: A.SH Më: 21 shtator 2022 Në ora: 18:36
Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj nga PSD, ka thënë se kryeminsitri Albin Kurti e ka takuar fshehur kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Sipas tij, vetëm kjo gjykatë po ia mbanë gjallë narrativën për luftën.

“Por shumë shpejt do t’i tregojmë edhe Kurtit edhe Gjykatës Speciale që qytetarët e dojnë dhe besojnë në luftën e vet çlirimtare!”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi në Facebook:

KURTI, SHËRBYES I GJYKATËS SPECIALE

Pas mesazhit të qartë që qytetarët ia dhanë Trëndafilovës, që n’Kosovë do ta presim veç me protesta, Kurti po përpiqet ta normalizojë atë. Takimi i fshehur larg publikut është përpjekje e dëshpëruar për legjitimim të kësaj vizite. E ka takuar sepse kjo gjykatë po ia mbanë gjallë narrativen për luftën.

Sot qytetarët e shumtë që ishin mobilizuar për protestë, e detyruan Gjykatën që të dorëzohet nga synimi i saj që t’bëjë propagandë. Ndërsa Kurti, përkundër vullnetit qytetar, e paska ngushëlluar atë, duke i garantuar që Qeveria e tij ia njeh legjitmitetin dhe ia pranon vizitat e propagandën.

Por shumë shpejt do t’i tregojmë edhe Kurtit edhe Gjykatës Speciale që qytetarët e dojnë dhe besojnë në luftën e vet çlirimtare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat