Prekë Kodra që tentoi ta vrasë kryeministrin Albin Kurti deklarohet live

Aktuale

Prekë Kodra që tentoi ta vrasë kryeministrin Albin Kurti deklarohet live

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 21:53
Prekë Kodra

Në një emisionin televiziv është duke u folur për Prekë Kodrën, i cili dyshohet se ka planifikuar ta vrasë kryeministrin Albin Kurti dhe deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti.

Gjatë intervistës, gazetari nga Shqipëria, Artan Hoxha sugjeroi regjinë e televizionit që ta telefonojnë Kodrën.

Megjithatë, pasi u përgjigj në telefon, Kodra mohoi akuzat ndaj tij duke thënë se të njëjtat janë shpifje.

“Për këtë situatë çka me të shpjegu, vetëm po shpik diçka kur kanë shpikur persona të paidentifikuar. Unë nuk kam çka me shpikë. Kurtin e njoh vetëm përmes TV. Më keni marrë në qafë mua dhe familjen dhe njerëzit që më njohin mua”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat