Planfikimi i atentatit ndaj Kurtit - vjen reagimi nga familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së

Aktuale

Planfikimi i atentatit ndaj Kurtit - vjen reagimi nga familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së

Nga: A.Zh Më: 22 shtator 2022 Në ora: 12:40
Haki Imeri, Albin Kurti

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Shqipëri.

Në një postim në Facebook, kjo familje ka kërkuar nga organet e sigurisë që sa më shpejt të zbulohet se kush qëndron prapa planifikimit të atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe figurave tjera politike e ushtarake, përcjell Bota sot.

Sipas tyre, atentati ndaj kryeministrit u shkon për shtati vetëm armiqve të Kosovës.

Reagimi i plotë në Facebook:

-Hakerët iranianë paskan qenë ulur këmbëkryq brenda qeverisë së Edi Ramës teksa Edi merret me çështje "gjithë nacionale"

-Kjo është shoqëria që ka krijuar kryministri i Shqipërisë Edi Rama.

-Planifikimi i atetatit ndaj Kryeministrit Kurti dhe figurave tjera politike e ushtarake të Kosovës u shkon për shtati vetëm armiqve të Kosovës.

-Organet e sigurisë duhet sa më shpejt të trajtojnë seriozisht këto raste kriminale dhe të hedhin dritë se kush qëndron prapa tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat