11 vizita jashtë vendit si ministër, Latifi thotë se po bëhen për ta përmirësuar gjendjen

Aktuale

11 vizita jashtë vendit si ministër, Latifi thotë se po bëhen për ta përmirësuar gjendjen

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 22:32
Rifat Latifi

Nga Amerika erdhi si pasardhës i Arben Vitisë.

Si drejtues i dikasterit të shëndetësisë, për pak javë mbush një vit.

Rifat Latifi, përgjatë kësaj periudhe, shpesh herë zhvilloi vizita jashtë vendit, të cilat zgjasnin edhe me javë.

Më e gjata rezulton të jetë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, plotë tri javë.

SHBA-ja, ishte destinacion i të parit të Shëndetësisë, tri herë brenda pak muajve.

Shqipëria, Turqia, Austria e Norvegjia janë ndalesat tjera të Latifit për vizita spitalesh, konferenca shkencore e takime me studentë.

Së fundi, ishte për vizitë në Greqi, ku vizitoi spitale greke.

Përafërsisht, i bie që shefi i dikasterit të Shëndetësisë, të paktën një herë në muaj ka dal jashtë vendit.

Latifi konsideron se këto vizita po bëhen në kuadër të planeve për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi.

Ndërkaq, si mungesë e përgjegjshmërisë i quajti daljet jashtë vendit të Latifit, ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Përpos LDK-së, edhe partitë tjera opozita vazhdimisht kanë kritikuar qeverisjen e dikasterit të shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat