Lekaj për krizën ekonomike: A kemi Qeveri Funksionale? A kemi shtet?

Aktuale

Lekaj për krizën ekonomike: A kemi Qeveri Funksionale? A kemi shtet?

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 13:15
Pal Lekaj

Kosova është duke u përballur me krizë ekonomike.

Deputeti nga radhët e AAK-së Pal Lekaj, ka thënë se çmimet janë dyfishuar që nga viti i kaluar, rrogat janë të njëjta dhe ka ikje të madhe të të rinjve nga vendi.

“A kemi Qeveri Funksionale? A kemi shtet ?

️ Çmimi i 1 Ton Peletit 600 €- trefishim nga viti 2021

️ Çmimi i drurit 80€/m – dyfishim nga viti 2021

️ Çmimi i Bukës 60 Cent – dyfishim nga viti 2021

️ Çmimi i vezëve 4,50 Cent – dyfishim nga viti 2021

️ Çmimi i energjisë elektrike – dyfishim nga viti 2021( plus me mungesë dhe krizë energjetike) 

️ Rroga e Njëjtë – dyfish më e vogël vlera dhe fuqia e blerjes nga viti 2021Çka ti themi Dimrit dhe si ta bëjmë jetën në Kosovë zt.Kryeministër?“Me krejt dhe drejt” e stimuluat dhe shpejtuat procesin e largimit të qytetarëve nga Kosova”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat