Hoti kritikon qeverinë për krizën energjetike: Këta nuk kanë ide se me çfarë do të përballemi

Aktuale

Hoti kritikon qeverinë për krizën energjetike: Këta nuk kanë ide se me çfarë do të përballemi

Nga: M.L. Më: 30 shtator 2022 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish kryeministri, Avdullah Hoti ka hedhur kritika ndaj qeverisë Kurti lidhur me krizën energjetike me të cilën pritet të përballet vendi muajve të ardhshëm.

Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se kaosi në menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e ka rritur panikun tek qytetarët.

Një qeveri e përgjegjshme duhet të informojnë qytetarët në detaje:

- sa pritet të jetë prodhimi i energjisë nga KEK-u gjatë dimrit,

- sa duhet importuar energji për të plotësuar kërkesën vendore,

- sa buxhet duhet ndarë për import të asaj energjie,

- a mund të lidhen tani kontrata për blerje të energjisë,

- sa energji i kemi dhënë Shqipërisë deri më tani në mënyrë që të marrim nga ta gjatë dimrit,

- sa buxhet duhet ndarë për kompanitë e energjisë në mënyrë që rritja e faturave të energjisë të jetë e përballueshme për familjet,

- sa buxhet duhet ndarë për subvencionim të energjisë për familjet në asistencë sociale,

- çfarë mund të bëhet bashkë me komunat për familjet e tjera më në nevojë për mbështetje etj.

Një plan i tillë do kishte kuptim dhe do të mbështetej nga të gjithë”, shkruan Hoti.

Sipas tij, Qeveria nuk ka ide se me çfarë do të përballemi dhe tregojnë “dogma” para partnerëve ndërkombëtarë.

“Këta nuk kanë ide se me çfarë do të përballemi. Kujtojnë se me ta nis historia dhe e nisin nga e para strategjinë e energjisë. Tregojnë dogma para partnerëve ndërkombëtarë. U tregojnë japonezëve sa ka qenë rritja në Kosovë dhe i ftojnë të investojnë, por në anën tjetër në media ndërkombëtare e përmendin çdo ditë mundësinë për luftë në Kosovë. E anulojnë projektin strategjik të gazit për inate politike, i cili për tri vite do të shtonte kapacitet energjetike”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat