“Si nënë e dy vajzave ky lajm më ka tmerruar”/ Bajrami reagon për zhdukjen e dy vajzave në Pejë, ka një mesazh për institucionet

Aktuale

“Si nënë e dy vajzave ky lajm më ka tmerruar”/ Bajrami reagon për zhdukjen e dy vajzave në Pejë, ka një mesazh për institucionet

Nga: M.L. Më: 30 shtator 2022 Në ora: 10:06
Hykmete Bajrami

Dy vajza, njëra nga fshati Treboviq e tjetra nga Qyshku i Pejës janë zhdukur. Rastet në polici i kanë bërë të njohura prindërit e tyre.

Që nga data 23 shtator nuk dihet asgjë për fatin e tyre, derisa thirrjet dhe kërkimet për gjetjen e tyre po vazhdojnë.

Për këtë rast ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami. Ajo ka bërë thirrje që të çohet në këmbë i gjithë shteti derisa vajzat e zhdukura në Pejë të gjenden.

𝗧𝗲̈ 𝗰̧𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗶 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗲̈ 𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗻𝗲̈ 𝗸𝗲̈𝗺𝗯𝗲̈ 𝗱𝗲𝗿𝗶𝘀𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝗲𝗻𝗱𝗲𝗻 𝗱𝘆 𝘃𝗮𝗷𝘇𝗮𝘁 𝗲 𝘇𝗵𝗱𝘂𝗸𝘂𝗿𝗮 𝗻𝗲̈ 𝗣𝗲𝗷𝗲̈

Sot një javë, dy studente nga Peja janë zhdukur. Vajzat sipas raportimeve kanë dalë nga shtëpitë e tyre fshati Qyshk e Treboviq dhe janë nisur për në Universitetin ''Kadi Zeka'' në Pejë.

Si nënë e dy vajzave ky lajm më ka tmerru dhe prej momentit që e kam dëgju nuk mendoj asgjë tjetër.

Për çudi, kjo ngjarje po kalon pa shumë vëmendje, pa shumë angazhim të shtetit, të institucioneve shtetërore.

Ku është Ministri i Brendshëm?

Ku është Policia e Kosovës?

Ku është Prokuroria e Shtetit?

Ku është Agjencia Kosovare e Intelegjencës?

Ku është Forca e Sigurisë së Kosovës?

Me kujtohet më 2003 kur kam qenë studente në Angli, u patën zhdukë 2 vajza 13 vjeçare. Me javë të tëra, derisa ato janë gjetur krejt kanalet televizive, krejt gazetat, krejt aparati shtetëror nuk kanë folë për asgjë tjetër pos për dy vajzat e zhdukura”, shkruan deputetja e cila shton se tek ne në Kosovë, për këtë rast ka heshtje pothuajse në të gjitha institucionet.

“Në këtë situatë, ministri i Brendshëm, Kryeprokurori i Shtetit, Drejtori i Policisë bashkë me Shefin e AKI-së e edhe me Komandantin e FSK-së do të duhej të mbanin konferenca të përditshme. Për të treguar se çka po bëjnë institucionet për rastin.

Kjo është ngjarje e dhimbshme. Jam e sigurt se derisa vajzat të gjenden për familjet dhembja është me e rëndë se vdekja.

Ju bëj thirrje të gjithëve kudo që jeni të kontribuoni në zbardhjen e rastit.

Ndërsa, institucionet e shtetit, të gjitha bashkë edhe me mediat, të çohën në këmbë derisa të gjenden dy vajzat e zhdukura”, përfundon deputetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat