Gjenden mbetje mortore në Novobërdë, dyshohen se i takojnë biznesmenit Bedri Rexhepi

Aktuale

Gjenden mbetje mortore në Novobërdë, dyshohen se i takojnë biznesmenit Bedri Rexhepi

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 16:21
Bedri Rexhepi

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinion publik  se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, konkretisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë dhe institucionet e tjera relevante, në vazhdën e hetimeve, janë siguruar prova shtesë lidhur me rastin e “Rrëmbimit” të B.R., me ç’ rast është planifikuar që veprimet hetimore të bëhen edhe në terren me qëllim të identifikimit të lokacionit për gjetjen e personit në fjalë.

Gjatë ditës së sotme, prokurori i rastit së bashku me njësitë policore përgjegjëse, Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë dalë në një zonë kodrinore-malore të Novobërdës dhe gjatë verifikimit të terrenit është arritur të identifikohet një lokacion i dyshimtë me të cilën pas gjurmimit nga njësitë përgjegjëse janë gjetur mbetje mortore (të dekompozuara), të cilat dyshohen se kanë të bëjnë me rastin e “Rrëmbimit” dhe të njëjtat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme për të konstatuar identitetin e këtyre mbetjeve mortore.

Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore, andaj lidhur me zhvillimet e tjera rreth këtij rasti do t’iu mbajmë të informuar.​

Ndryshe, Jeton Vllasaliu, i dyshuari kryesor për zhdukjen e tij e ka pranuar vrasjen e tij.

Këtë e ka konfirmuar avokati i Vllasaliut, Berat Tmava.

“Po e ka pranuar fajësinë, më shumë detaje nuk mundem me dhanë, dhe të shofim organet e rendit si do të veprojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat