Pandeli Majkos i vjen reagimi i ashpër pas vizitës në Hagë: Trego se si dhe pse u vranë Ilir Konushveci, Haziri Mala..!

Aktuale

Pandeli Majkos i vjen reagimi i ashpër pas vizitës në Hagë: Trego se si dhe pse u vranë Ilir Konushveci, Haziri Mala..!

Nga: A.M Më: 1 tetor 2022 Në ora: 00:17
Vizita në Hagë

Analisti Nexhat Haziri ka komentuar vizitën e ish-presidentëve të Shipërisë në Hagë.

Ai reagoi ndaj deklaratës së Pandeli Majkos ku thoshte se: Hashimi i qetë, Kadria i qartë, Jakupi i sprovuar- Rexhepi i papërsëritshëm.

Haziri e pyeti Majkon: A e ke njohur Ilir Konushevcin, Hazir Malen, Kol. Ahmet Krasniqin, Enver Malokun, Xhemajl Mustafen, Kom. Drinin, Ismajl Berbatovcin, etj.

Postimi i plotë

NGA EKSKURZIONI "PATRIOTIK" N'HAGË !

Pandeli Majko pas vizitës në Hagë: Hashimi i qetë, Kadria i qartë, Jakupi i sprovuar- Rexhepi i papërsëritshëm

-Pandi (kështu të thrriste edhe Hashimi), a e ke njohur Ilir Konushevcin, Hazir Malen, Kol. Ahmet Krasniqin, Enver Malokun, Xhemajl Mustafën, Kom. Drinin, Ismajl Berbatovcin, etj, etj. Çfarë ishin këta njerëz. Ti dhe Rexhep Meidani para se të shkonit n'Hagë, do të duhej t'i sqaronit qytetarëve të Kosovës se si dhe pse u vranë Ilir Konushveci, Haziri Mala dhe Kol. Ahmet Krasniqi. Së paku për këto tri raste ! (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat