“Nga 13 tetori do hapen dyert për Kosovën”/ Ja kur lëvizim pa viza?

Aktuale

“Nga 13 tetori do hapen dyert për Kosovën”/ Ja kur lëvizim pa viza?

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 09:37
Ilustrim

Liberalizimi i vizave për Kosovën është pika e 5-të e rendit të ditës së Grupit Punues për Viza i cili do t’i zhvillojë punimet me 12 dhe 13 tetor në Bruksel. E për këtë, analisti Tomorr Avdia, tha se në fillimin e qershorit të vitit të ardhshëm, qytetarët e vendit mund të lëvizin lirshëm në shtetet Schengen.

Avdia konsideron se lajmi i shumëpritur nga qytetarët e vendit, tanimë ka mbërritur, pasi siç tha ai, nga 13 tetori do hapen dyert për Kosovën.

“Lajmi i madh për qytetarët e Kosovës ka mbërritur, nga 13 tetori do hapet drita e gjelbër i një vendimi final. Po ashtu është edhe kampanja për qytetarët e që është program i liberalizimit të vizave, kjo vazhdon për disa muaj dhe pas vendimit final mund të shkurtohet nga 3 deri në 4 muaj, e që do të thotë se qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm në shtetet Schengen në fillimin e qershorit të vitit të ardhshëm”, tha Avdia.

Tutje, ai rikujtoi se për tu miratuar liberalizimi i vizave, duhet të votojnë në Bashkimin Evropian 15 anëtarët e Këshillit.

“Në bazë të informacioneve të fundit, Presidenca Çeke i ka dërguar 8 ftesa të reja vendeve anëtare për agjendën e 13 tetorit e ku njëra prej pikave të diskutimit do jetë çështja e liberalizimit të vizave. Pra, 15 anëtarët e këshillit duhet të votojnë në Bashkimin Evropian për tu miratuar liberalizimi i vizave”, u shpreh ai.

Ndërkaq, se a ka ndonjë shtet skeptik lidhur me këtë çështje, Avdia thotë se madje edhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën nuk do jenë pengesë në këtë proces, duke përfshirë këtu edhe Spanjën.

“Fundi i kësaj rutine të pakuptimtë besoj se po i vie fundi”, tha Avdia më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat