Rusia për herë të parë i referohet specifikisht vendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës

Aktuale

Rusia për herë të parë i referohet specifikisht vendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 12:47
Flamuri i Kosovës

Federata Ruse për herë të parë zyrtarisht i është referuar vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, duke e përdorur për justifikimin e pushtimit dhe aneksimit të territoreve të Ukrainës, pas mbajtjes së referendumeve të rreme.

Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës Ruse tha se referendumet e rreme “u mbajtën në pajtim të plotë me standardet dhe parimte e së drejtës ndërkombëtare” dhe menjëherë iu referua edhe pavarësisë së Kosovës.

“Populli i Donbasit dhe i Ukrainës jugore ushtroi të drejtën legjitime për vetëvendosje në përputhje me Kartën e OKB-së, marrëveshjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nga viti 1966, Aktin Final të Helsinkit të OSBE-së të vitit 1975 dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së për Kosovën më 22 korrik 2010. Kjo e fundit ka konfirmuar se shpallja e njëanshme e pavarësisë së një pjese të vendit nuk cenon asnjë normë të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme ruse.

Për këtë ka reaguar edhe analisti politik Agon Maliqi.

“Putin shpesh ka bërë paralele politike, por kjo është hera e parë që Ministria e Jashtme e Rusisë i referohet specifikisht vendimit të GJNK-së për Kosovën për të argumentuar se pavarësia e rajoneve të Ukrainës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ka shkruar Agon Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat