​“Përvojat e grave të moshuara mbeten të padukshme”

Aktuale

​“Përvojat e grave të moshuara mbeten të padukshme”

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 13:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Me moton “ Qëndrueshmëria dhe kontributet e grave të moshuara në një botë më ndryshe”, sot është shënuar Dita Ndërkombëtare të Personave të Moshuar.

Shënimi i kësaj Dite këtë vit synon të nënvizojë qëndrueshmërinë e grave të moshuara përballë pabarazive mjedisore, sociale e ekonomike, të rris ndërgjegjësimin për rëndësinë e përmirësimit të mbledhjes së të dhënave të ndara sipas moshës dhe gjinisë dhe të bëhet thirrje për të gjitha institucionet që të përfshihen gratë e moshuara në qendër të të gjitha politikave duke siguruar barazinë gjinore.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku shprehu angazhimin e institucioneve për përmbushjen e nevojave me qëllim që të moshuarit të kenë pleqëri sa më të shëndetshme.

Gexha-Bunjaku po ashtu njoftoi se ministria e Shëndetësisë ka porositur doza të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit sezonal.

Gexha-Bunjaku: MSh ka porositur doza të mjaftueshme kundër gripit sezonal

Bazuar me statistikat aktuale në Kosovës, Kosova është vendi me shkallën më të ulët të popullatës së vjetër që është rreth 7/5%, por kjo nuk do të thotë që kësaj grup-moshe të mos i kushtohet rëndësia që ka sidomos kur dihet fakti se gjenerata e të moshuarve është krijuese institucioneve tona dhe ndërtimit tonë dhe kontribuese e pazëvendësueshme në ndërtimin e shtetit dhe shoqërisë sonë. Si institucione jemi të angazhuar që të mbështesim këtë kategori të shoqërisë, të promovojmë dhe të përmbushim sa më shumë që kemi mundësi nevojat e tyre me qëllim që të moshuarve tu sigurohet mbrojtje e vazhdueshme shëndetësore dhe sociale për një pleqëri sa më të shëndetshme...MSh do të vazhdoj të zhvilloj programin e saj për një kualitet më të mirë të shërbimeve shëndetësore brenda të cilave të moshuarit shërbimet do t’i kenë edhe në të ardhmen falas, ndërkohë që përmes strategjisë së re të shëndetësisë rëndësi do tu japim edhe fuqizimi të shërbimeve të kujdesit shtëpiak përfshirë edhe shërbimet e paliacionit. Tash që jemi në sezonin e gripit sezonal, iu njoftoj se MSh ka porositur vaksina të mjaftueshme për këtë kategori dhe do t’iu informojmë së shpejti për kohën e vaksinimit”, tha ajo.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë,Naser Ramadani u shpreh se shënimi i kësaj dite është thirrje për veprim dhe mundësi që synon përfshirjen e grave të moshuara për të shfaqur qëndrueshmërinë dhe kontributin e tyre në shoqëri.

Ramadani tha se aktualisht në Kosovë kontributet e grave të moshuara mbeten të padukshme.

Ramadani: Përvojat e grave të moshuara në shoqëri i padukshëm

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjësimin për çështjet që prekin të moshuarit, të tërheqë vëmendjen dhe të sfidoj steriotipet dhe keqkuptimet negative për të moshuarit dhe plakjen. Tu mundësohet të moshuarve të kuptojnë potencialin e tyre dhe po ashtu, shërben për të vlerësuar kontributin e të moshuarve në shoqëri...Derisa gratë e moshuara vazhdojnë të kontribuojnë në mënyrë domethënëse në jetën politik, civile, ekonomike, sociale dhe kulturore kontributet dhe përvojat e tyre mbeten të padukshme dhe të shpërfilluara, të kufizuara nga diasvantazhet gjinore të grumbulluara gjatë gjithë jetës. ....tema e vitit 2022 e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar shërben si një shenjë dalluese dhe kujdes e rolit të rëndësishëm që luajnë gratë e moshuara në kapërcimin e sfidave të shumta dhe duke kontribuar në zgjedhjet e tyre me qëndrueshmëri dhe vendosmëri”, tha ai.

Fahrije Ajeti nga ministria e Financave, Punës dhe Transfereve u shpreh se aktualisht në Kosovë janë 5 shtëpi të cilat ofrojnë shërbime dhe përkujdesje 24 orë për personat e moshuar pa përkujdesje familjare.

Ajeti theksoi se të moshuarit në Kosovë mbështetjen edhe me mjete përmes skemës pensionale.

Ajeti: Në Kosovë aktualisht kemi 5 shtëpi për të moshuarit pa përkujdesje familjare

Në Kosovë aktualisht kemi 5 shtëpi të cilat ofrojnë shërbime dhe përkujdesje 24 orë për personat e moshuar pa përkujdesje familjare e që janë edhe raste sociale. Për vendndodhjen, kapacitetin dhe mënyrën i prezantojmë si në vijim: shtëpia për persona të moshuar pa përkujdesje familjare në Prishtinë ka kapacitet 13 shtretërve, aktualisht të strehuar i ka 62 të moshuar....15’28Kemi edhe skemat e pensioneve që i mbulon shteti domethënë kjo skemë është e bazuar edhe në ligjin aktual që mbështetet financiarisht nga të gjithë të moshuarit që kanë arritur moshën mbi 65 ku përmes kësaj skeme sociale janë dy kategori që përfitojnë financiarisht, personi i moshës bazik dhe personi i moshës kontributiv. Kjo skemë menaxhohet gjegjësisht nga departamentet i pensioneve”, tha ajo.

Rabije Slivova nga OJQ “Vita-Jeta”, tha se me ndihmën e kësaj organizata shumë gra të moshuara janë inkuadruar në aktivitete të ndryshme.

Ajo kërkoi nga institucionet e shtetit që të punohet që të moshuarit të kenë jetë më të shëndetshme dhe dinjitetshme.

Slivova: Institcuonet të punojnë për një jetë më të shëndetshme dhe dinjitetshme për të moshuarit

Me aktivite ne ndihemi më të dobishme dhe shoqërohemi me njëra-tjetrën, largohemi nga problemet e përditshme sidomos dhe njëkohësisht vendosim për shëndetin tonë me ligjerata e trajnime të ndryshme. Qëndrueshmëria dhe kontributi i grave në një botë duhet pikë së pari të mbështeten dhe duhet punuar në këto çështje, për të ndaluar dhunën ndaj grave për të rritur qasjen në arsim, për të krijuar mundësitë ekonomike, politike dhe për të përmirësuar shëndetin...Sigurimi i një jete me përkujdesje shëndetësore krijimi i ambienteve të tilla ku gratë e moshuara mund të japin kontributin e tyre si me vullnetarizëm apo shkëmbimin e përvojave të tyre në gjenerata më të reja. Të moshuarit janë anëtarët të rëndësishëm në shoqëri dhe për këtë arsye ne kem të drejtë të jetojmë me dinjitet jetën dhe kjo do të arrihej me punën dhe përkushtimin e institucioneve tona shtetërore duke na ofruar një pleqëri më të shëndetshme dhe dinjitetshme”, u shpreh ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat