Rrahman Jasharaj: Hekuran Muratin e denoncojmë sot në Prokurori

Aktuale

Rrahman Jasharaj: Hekuran Muratin e denoncojmë sot në Prokurori

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 10:17
Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se të martën do të dorëzohet kallëzimi i dytë penal i sindikatës kundër Hekuran Muratit, ministrit të Arsimit.

Jasharaj ka thënë se ekziston një tendencë e fuqishme për “rrënimin e SBASHK-ut”.

“Opinioni do të njoftohet nesër sepse SBASHK do të dal me një komunikatë nesër. Qëllimi shihet qartë, sepse nuk kam sesi ta interpretojë ndryshe, tendenca është që të rrënohet sindikata më e fuqishme në Kosovë, që është SBASHK-u”, tha Jasharaj.

Jasharaj kritikoi ministrin Murati për mosekzekutimin e pagave të muajit shtator për mësimdhënësit.

“Ne do ta ngrisim kallëzimin e dytë penal ndaj z. Hekuran Murati, i cili shkel çdo ligj, i cili shkel madje edhe elementin njerëzor e human. Qeveria Kurti sot, për të treguar se është qeveri e popullit, do duhej të bënte procedimin e pagave”, deklaroi Jasharaj.

Kryetari i këshillit grevist tha se “nuk mund të them se çfarë do të ndodhë tutje”, por paralajmëroi veprime sindikale nëse kërkohet nga anëtarësia e sindikatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat