Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së jep një parashikim të keq për Doarsa Kicën

Aktuale

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së jep një parashikim të keq për Doarsa Kicën

Nga: A.Zh Më: 5 tetor 2022 Në ora: 11:20
Doarsa Kica-Xhelili

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka reaguar ndaj deputetes Doarsa Kica-Xhelili, e cila ka braktisur Listën Guxo, për LDK-në.

Familja Imeri, kanë thënë se deputetja Kica-Xhelili, do të duhej të përfundonte mandatin në koalicionin qeverisës, për hir të besimit të dhënë nga qytetarët.

Sipas kësaj familjeje, nga kjo lëvizje deputetja nuk do të fitojë vota në LDK, përcjell Bota sot.

Reagimi i familjes Imeri, në Facebook:

Ish-deputetja e Listës Guxo, zonja Xhelili Kica ka të drejtë të mendojë ndryshe, ajo ka të drejtë edhe të aderojë në një parti tjetër.

Por, për sa kohë ishte deputete e votuar nga votuesit e një partie të caktuar, në këtë rast votuesve të Listës Guxo dhe LVV-së, ajo për hir të besimit të dhënë do të duhej ta përfundonte mandatin në koalicionet e pozitës.

Përndryshe, rastet e tilla kuptohen si kontrabandim i votës dhe vullnetit qytetar, nga kjo lëvizje; zonja Xhelili-Kica nuk do të fitosh vota në LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat