Arben Vitia propozohet për ministër

Aktuale

Arben Vitia propozohet për ministër

Nga: N.E. Më: 6 tetor 2022 Në ora: 19:45
Arben Vitia

Analisti Xhevdet Pozhari është duke dhënë propozim që Arben Vitia të bëhet përsëri ministër i Shëndetësisë.

Pozhari pas dorëheqjes së Rifat Latifit, nga pozita e ministrit të shëndetësisë ka postuar një fotografi me Arben Vitinë, duke thënë se “Shëndetësia nuk ka pasur kurrë Ministër më të përkushtuar. Dhe, dyshoj se do të ketë edhe në të ardhmen”, shkruan Bota sot.

Sipas tij, Arben Vitia e ka ngritur standardin e angazhimit qeveriar në tjetër nivel.

Postimi i plotë

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat