Kush është Dafina Gexha-Bunjaku, e cila prej sot është emëruar në vend të Rifat Latifit

Aktuale

Kush është Dafina Gexha-Bunjaku, e cila prej sot është emëruar në vend të Rifat Latifit

Nga: N. Sh. Më: 7 tetor 2022 Në ora: 16:01
Dafina Gexha-Bunjaku

Dafina Gexha-Bunjaku do të jetë ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë.

Kryeministri Albin Kurti sot ka emëruar zëvendësministren Dafina Gexha-Bunjaku për ushtruese të detyrës së Ministres në Ministrinë e Shëndetësisë.

Bunjaku emërohet në këtë pozitë pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

Kush është Dafina Gexha-Bunjaku, e cila do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë?

Dafina Gexha Bunjaku aktualisht është zëvendësministre e Shëndetësisë. Ka lindur në Gjakovë. E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ka vazhduar studimet post-diplomike në fushën e menaxhmentit shëndetësor – program i përbashkët i Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Vjenës, Austri.

Është specialiste e epidemiologjisë, dhe ka punuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Departmentin e Epidemiologjisë. Gjithashtu ka qenë pjesë e ekipit të IKShPK për fazën përgatitore dhe menaxhuese për COVID-19.

Gexha-Bunjaku është koordinatore për Kosovën në ECDC (Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve Ngjitëse), për raportim dhe bashkëpunim në disa fusha. Ka punuar në Programin e Mjekësisë Familjare të zhvilluar dhe përkrahur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm, Mbretëria e Bashkuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat