Lajmi i fundit: Qeveria i ekzekuton pagat e mësimdhënësve

Aktuale

Lajmi i fundit: Qeveria i ekzekuton pagat e mësimdhënësve

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës sapo ka ekzekutuar pagat e arsimtarëve, ka mësuar media nga burimet.

Mësimdhënësit grevistë kanë marrë sot pagat e tyre shtatë ditë me vonesë, pasi qeveria refuzonte t’i paguante ata me arsyetimin se nuk ka pagë për ata që s’punojnë.

Ndryshe, SBASHK-u pas pesë javësh, këtë të hënë ka pezulluar grevën në arsim deri në janar të vitit 2023.

Menjëherë pas pezullimit të grevës Ministria e Arsimit ka miratuar kalendarin e ri mësimor në të cilin përfshihet edhe pezullimi i 22 ditëve të humbura gjatë grevës.

Se pagat do të ekzekutohen sot ka njoftuar edhe Ministria e Financave, mirëpo këta të fundit kanë thënë se një gjë e tillë do të ndodhë vetëm nëse organizatat buxhetore i rikonfirmojnë listat e pagave.

Organizatat buxhetore (OB) duhet të vendosin nëse do të procedojnë pagat si paradhënie për orët e shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të miratuar nga MASHTI, përndryshe duhet të veprojnë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva. Pas përfundimit të procedurave dhe rikonfirmimit të listave nga OB-të që paradhënia procedohet në përputhje me kalendarin e ri mësimor, Thesari do të procedojë sot me ekzekutim të pagave”, thuhet në njoftimin e lëshuar ditën e premte nga Ministria e Financave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat