20 deri në 50 centë, çmimi për shfrytëzimin e “WC”-ve publike në kryeqytet

Aktuale

20 deri në 50 centë, çmimi për shfrytëzimin e “WC”-ve publike në kryeqytet

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 18:41
Ilustrim

Asnjëra nga lokalet e bizneseve të ndryshme të cilat gjenden në qendrën tregtare “Pallati i Rinisë” nuk kanë tualet brenda.

Punonjësit por edhe klientët nevojat fiziologjike mund t’i kryejnë në një “WC” publike e cila gjendet brenda qendrës.

30 centë kushton kryerja e këtyre nevojave për frekuentuesit e pallatit..

Kjo pagesë po ju duket e arsyeshme disa prej qytetarëve, meqë po e vlerësojnë të pastër tualetin.

Ani se nuk deshi të flasë para kamerës, punëtori që përkujdesët për to, tash e dy dekada është  një prishtinas, që sipas menaxherit të këtij pallati, Daut Rexha, nuk ka paguar asnjëherë qira.

Kjo me të vetmin arsye për t’ia krijuar atij një vend të punës, me kusht që çdo punëtor i lokaleve të atyshëm, të mos ketë nevojë të paguajë.

Shfrytëzimi i tualeteve me pagesë, nuk bëhet vetëm në këtë pjesë të kryeqytetit.

Madje për 20 centë më shtrenjtë është të urinosh në stacionin qendror të autobusëve në Prishtinë.

Aty që nga qershori nga 30 centë, pagesa u bë 50.

Ndërsa më së liri paguajnë qytetarët tek nënkalimi në Pejton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat